Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes
Kryeqyteti francez mirëpret të martën edicionin e nëntë të Forumit të Paqes. Në Pallatin Palais de Chaillot, në Paris, më 10 dhe 11 nëntor, liderë dhe përfaqësues nga e gjithë Evropa do të mblidhen për të diskutuar mbi sfidat globale, nën temën kryesore: “Nga Sovraniteti te Bashkëpunimi”. Edicioni i këtij viti i kushtohet veçanërisht fëmijëve, duke e vendosur mbrojtjen dhe mirëqenien e brezit të ri në qendër të agjendës globale. Në fokus do të jenë investimet në arsim, shëndetësi dhe ushqim, si dhe mbrojtja e fëmijëve nga rreziqet që vijnë prej algoritmeve dhe ekspozimit të tepruar ndaj ekraneve. Përtej diskutimeve dhe debateve, Forumi shërben edhe si një hapësirë për prezantimin e zgjidhjeve konkrete. Këtë vit do të prezantohen 40 projekte të përzgjedhura, të cilat synojnë...
Burimi:
javanews.al