Rama reagon pas dorëheqjes së Salës: Do të vijojë të japë ndihmë të çmuar për…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjes së ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, duke e falënderuar për kontributin dhe angazhimin e saj gjatë kohës në detyrë. Përmes një mesazhi publik, Rama ka vlerësuar profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e Salës në qeveri, duke theksuar se ajo do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar për vendin edhe paralelisht me angazhimet e saj të mëtejshme ndërkombëtare. “FALEMINDERIT Një falënderim i përzemërt për Profesore Evis Salën, e cila me përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e saj në qeverinë tonë si ministre e Shëndetësisë për programin e ri të reformave, ndërkohë që do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis”, shkruan Kryeministri Edi Rama.
Burimi:
javanews.al