No Image Available

Rama nuk kursen kritikat: BE e ka deleguar diplomacinë e saj tek Trump

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar qasjen e Europës ndaj diplomacisë për luftën në Ukrainë, duke deklaruar se kontinenti ia ka deleguar presidentit amerikan, Donald Trump, përgjegjësinë për të zhvilluar dialogun me Rusinë. Deklaratat u bënë në Dublin, përpara samitit të Komunitetit Politik Europian. I pyetur nëse Europa duhet të caktojë një përfaqësues për të negociuar, Rama tha se nuk po propozonte një zgjidhje konkrete, por po vinte në dukje atë që e konsideron si një gabim strategjik të vendeve europiane. Sipas tij, Europa e ka lënë diplomacinë në duart e Trump dhe kjo qasje do të ketë pasoja gjithnjë e më të kushtueshme nëse nuk ndryshon. Rama argumentoi se vendet europiane duhet të rikthehen te dialogu me Rusinë, pa ndërprerë mbështetjen për Ukrainën. Pyetja: Pra...