Rama ndryshon karriget, por jo mesazhin: Dialogu mori dje përgjigjen e dhunës, por dora ime mbetet e shtrirë
Një ditë pasi pedagogët thyen karriget prej druri të Kryeministrisë, të vendosura për dialog nga Edi Rama, ky i fundit duket se i ka zëvendësuar ato me plastike. Megjithatë kreu i Qeverisë u shpreh se pavarësisht përgjigjes me dhunë që mori dje, ftesa e tij mbetet e hapur. Rama tha se përgjigja për dhunuesit nuk do të vonojë. Ajo do të jetë ligjore dhe financiare sa i përket shkatërrimit të pronës publike. “Ka 1001 pakënaqësi, ka 1001 halle, ka 1001 probleme. Mund të ketë dhe 1001 arsye për të protestuar, por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Çdo arsye është një argument më shumë për dialogun. Me dialogun që ndajnë të njëtin ide, si ta bëjmë Shqipërinë më të mirë”, shprehet Edi Rama në videon...
Burimi:
javanews.al