Rama justifikon shkrirjen e dy bashkive të tjera: Poliçani dhe Dimali do të marrin të njëjtat shërbime, por brenda bashkisë Berat
Kryeministri Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u ndalur te ndikimi i riorganizimit të njësive vendore në ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Kryeministri theksoi se ky riorganizim nuk cenon ofrimin e shërbimeve në Poliçan, Dimal dhe njësitë e tjera, por synon një administrim më efikas dhe krijimin e mundësive më të mëdha për zhvillim dhe investime në territor. “Më thoni çfarë mendoni ju se do të dëmtohet në rast se do të bëhet bashki. Kur më thua rruga, e më thua shërbimi, këto nuk ndryshojnë. Nuk do të ikin shërbimet nga Poliçani, nga Dimali ose nga askund. Përkundrazi, këto nuk ndryshojnë. Në raport me çfarë keni, ndryshon vetëm një gjë; nuk do të keni...
Burimi:
argjiroja.net