RAMA: DHJETËRA MIJËRA PROFILE FALSE PO NXISIN TENSIONE NË SHQIPËRI

RAMA: DHJETËRA MIJËRA PROFILE FALSE PO NXISIN TENSIONE NË SHQIPËRI

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta për mënyrën se si, sipas tij, po përdoret hapësira digjitale për të ndikuar në protestat dhe zhvillimet politike në Shqipëri. Rama tha se dhjetëra mijëra profile me emra dhe fytyra shqiptare janë krijuar artificialisht dhe përdoren për të përhapur narrativa dhe për të nxitur tensione në vend. Rama e krahasoi këtë fenomen me ndërhyrje të ngjashme të raportuara në vende të tjera, ku platformat digjitale, sipas tij, janë përdorur për të ndikuar në procese zgjedhore apo për të nxitur protesta. “Dhjetëra mijëra ushtarë të prodhuar në laboratorët e teknologjisë, me fytyra dhe me emra shqiptarë, sulmojnë hapësirën digjitale të vendit dhe krijojnë gjithë atë tension të madh”, deklaroi Rama. Kryeministri tha se fenomeni nuk duhet parë thjesht si...