Rama: 4 universiteteve të reja në Fier, Vlorë, Tiranë dhe Korçë! Shqipëria, e para në rajon për matematikë
Kryeministri Edi Rama ka folur për planet për zgjerimin e arsimit të lartë në vend, duke bërë të ditur se synohet hapja e katër universiteteve të reja në Fier, Vlorë, Korçë dhe Tiranë. Në podcastin “Flasim”, Rama tha se plani parashikon katër universitete me profile të ndryshme. Universiteti i Fierit do të fokusohet në mjekësi, ndërsa ai i Vlorës pritet të jetë universitet i përgjithshëm dhe më i madhi ndër katër institucionet e planifikuara. Në Korçë, sipas kryeministrit, do të ngrihet një universitet i fokusuar në teknologji dhe Inteligjencë Artificiale, ndërsa në Tiranë parashikohet një tjetër universitet i përgjithshëm. “Së shpejti, ne do të nënshkruajmë një marrëveshje me një nga rrjetet më të mëdha universitare të botës, i bazuar në Londër dhe pjesë e marrëveshjes...
Burimi:
javanews.al