“Qytetarët nuk duan Berishën në protestë”- Aktivisti Qiraxhi debat me nënkryetarin e PD: E vjetra na ka zënë rrugën!

“Qytetarët nuk duan Berishën në protestë”- Aktivisti Qiraxhi debat me nënkryetarin e PD: E vjetra na ka zënë rrugën!

Aktivisti Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare debatoi në emisionin “Off the Record” në A2CNN me nënkryetarin demokrat Nikola Kedhi në lidhje me lidershipin e PD-së dhe protestën qytetare. Qiraxhi theksoi se qytetarët në protestë nuk e duan as Ramën dhe as Berishën. Sakaq Kedhi vuri në dukje se protesta përbëhet nga grupime të ndryshme. Duke iu drejtuar nënkryetarit demokrat, Qiraxhi u shpreh se e vjetra i ka zënë rrugën të rinjve në PD, pretendim që u hodh poshtë nga Kedhi. Debati në studio: Qiraxhi: Ju thoni që PD ka qenë në protestë dhe e ka mbështetur protestën. Kedhi: Patjetër që e ka mbështetur protestën. Qiraxhi: Ku qëndron thirrja juaj për një organizim strukturor të një partie politike tashmë? Sepse demokratët s’kanë qenë të përjashtuar nga...