“Qytetarët do të informohen”- Ministrja Ibrahimaj: Prokurimet publike do të gjurmohen nga fondi, deri te fiskalizimi!

“Qytetarët do të informohen”- Ministrja Ibrahimaj: Prokurimet publike do të gjurmohen nga fondi, deri te fiskalizimi!

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka bërë të ditur se qeveria po përgatit një model të ri për prokurimet publike, me synim rritjen e transparencës, kontrollit dhe gjurmueshmërisë së fondeve. Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj tha se brenda vjeshtës pritet të nisin procedurat për përdorimin e inteligjencës artificiale në prokurimet publike. Sipas saj, procesi do të shoqërohet edhe me ndryshime në mënyrën e zhvillimit të prokurimeve, në mënyrë që qytetarët të kenë më shumë informacion dhe akses. “Duke qenë se presim që shumë shpejt, brenda vjeshtës së këtij viti, të nisim procedurat e inteligjencës artificiale në prokurimet publike, donim të rishikonim mënyrën si ato bëhen, që të jenë më të prekshme për qytetarin. Në procesin e Pasqyrë Albania, të kemi një...