“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

Investigimi i Fox News për 101 organizata që, sipas raportimit, veprojnë si rrjete koordinimi për protesta të dhunshme në disa shtete europiane, përfshirë Francën, Italinë, Belgjikën dhe Shqipërinë, ka rikthyer vëmendjen te Internacionalja Progresiste, rrjeti ndërkombëtar i së majtës ku bën pjesë edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit. Për këtë çështje, analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story”, ngriti akuza të forta lidhur me ndikimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri dhe rolin që, sipas tij, kanë Arlind Qori dhe Hysamedin Feraj në zhvillimet e fundit në Shqipëri. Çupi pretendoi se kjo lëvizje ka nisur të shfaqet në Shqipëri që prej vitit 2020, duke e lidhur përhapjen e saj me vakumin politik të krijuar nga Partia Demokratike dhe me ndikimin e shtuar të kryeministrit...