Qiratë në Tiranë, të papërballueshme! Viti akademik për studentët nis me “luftën” për një çati
Mijëra studentë përballen me një tjetër sfidë për nisjen e vitit akademik: gjetjen e një banese në Tiranë. Qiratë e larta dhe kapacitetet e kufizuara të konvikteve e bëjnë strehimin një barrë të rëndë për ta. Një apartament kushton mesatarisht 12 herë më shumë se një vend në konvikt. Shtëpitë me qira në Tiranë janë kthyer në “mollë të ndaluar” për studentët që nisin vitin e ri akademik të hënën. “Çmimet janë shumtë të larta. Të papërballueshme me të ardhurat që ne kemi”, thotë një student. Rreth 75 mijë studentë pritet të ulen këtë vit në auditorë, ndërsa një pjesë e tyre do të akomodohen nëpër konvikte. Por kapacitete e këtyre të fundit janë të pamjaftueshme. Qiratë në Tiranë, të papërballueshme! Viti akademik Konviktet publike...
Burimi:
javanews.al