Qeveria numëron PPP-të, administrata numëron dosjet!
Nga Gylsen Zhllima Sot administrata gjyqësore nuk po proteston vetëm për pagat. Në heshtje, ajo po proteston edhe për mungesën e kushteve minimale që i duhen për t’u shërbyer qytetarëve.Mungojnë sallat. Mungon infrastruktura teknike. Mungon pagesa shtesë për orët e punës. Mungojnë kushtet e sigurisë. Ndërsa dosjet shtohen pafund, kilogramë e metra të tëra me letra që mbajnë brenda hallet, konfliktet dhe shpresat e njerëzve që kërkojnë drejtësi.Dhe paradoksi më i madh është ku aty ku duhet të jepet drejtësia, padrejtësia po përjetohet nga vetë punonjësit që e mbajnë gjallë administratën gjyqësore.Mjafton të shohim disa gjykata.Në Gjykatën e Sarandës mungojnë sallat dhe kushtet e nevojshme të sigurisë.Në Gjykatën e Lezhës, kushtet janë të tilla sa edhe miu di të hyjë e të dalë.Në Gjykatën e...
Burimi:
ntv.al