PSG, frikë për Kvaratskhelia. Doli me “paterica”, dyshohet për këputje të ligamentit të kryqëzuar

PSG, frikë për Kvaratskhelia. Doli me “paterica”, dyshohet për këputje të ligamentit të kryqëzuar

21 Tetor 2026 7:53 Alfred Lleshi Shqetësim i madh në kampin e PSG-së për gjendjen e Khvicha Kvaratskhelia, pas ndeshjes kundër Barcelonës, e fituar 4-2 nga kampionët e Europës në fuqi. Futbollisti gjeorgjian u dëmtua në fillim të pjesës së dytë të sfidës së Champions League në Paris. Pas një dueli me kundërshtarin, ai u rrëzua në fushë, me dyshimin se gjuri mund të jetë përdredhur në mënyrë jonatyrale. Kvaratskhelia u detyrua të largohej nga loja “me paterica”, pra i mbështetur nga pjesëtarët e stafit mjekësor të klubit francez, mes shqetësimit të përgjithshëm. Frika kryesore është se mund të bëhet fjalë për këputje të ligamentit të kryqëzuar të gjurit. Megjithatë, shkalla e dëmtimit duhet të konfirmohet nga ekzaminimet mjekësore.