Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Mjedisit
Godina e Ministrisë së Mjedisit është përfshirë nga flakët, pasi protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të saj. Si pasojë e zjarrit është përfshirë dera hyrëse e institucionit. Më herët protestuesit kanë sulmuar edhe Bashkinë e Tiranës, duke thyer dritaret e godinës. Ndërkohë, situata mbetet e tensionuar, me përplasje të forta që po zhvillohen mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Sheshi “Skënderbej” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbuluar me gaz lotsjellës.
Burimi:
argjiroja.net