Protestë kundër 4 HEC-eve në Pukë, banorët kërkojnë nga Gjykata Administrative shfuqizimin e lejeve
Banorët e fshatrave Mesul, Kimez dhe Kalivare në Pukë kërkojnë shfuqizimin e lejeve për ndërtimin e katër HEC-eve në zonën e tyre, ndërsa kanë depozituar edhe një padi në Gjykatën Administrative. Banorët pretendojnë se për projektet nuk është zhvilluar asnjë dëgjesë publike. “Uji nuk merret në asnjë lloj mënyre sepse është bërë pabesi”, tha një nga banorët. “Ta kërkojmë anullimin e lejes së koncesionit menjëherë. Unë nuk e di nga ju japin këto leje, se si bëjnë, çfarë bëjnë pa pyetur popullin”, tha një tjetër banor. Avokati i banorëve, Arbër Raja, thotë se gjatë shqyrtimit të dokumentacionit janë konstatuar një sërë problematikash, duke nisur nga leja mjedisore. Raja thekson se kundërshtimi i banorëve është shprehur edhe përmes një peticioni, të firmosur nga 330 persona. “Banorët...
Burimi:
javanews.al