No Image Available

PROTESTAT NE KOSOVE/ HAZHIU: KUNDËRSHTARËT POLITIKË DHE DËSHMITARËT TË MOS ETIKETOHEN SI TRADHTARË E SPIUNË

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka cilësuar si të papranueshme etiketimet “tradhtarë” dhe “spiunë” ndaj kundërshtarëve politikë dhe dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Haxhiu ka thënë se mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së është detyrë qytetare dhe institucionale, por, sipas saj, kjo mbrojtje nuk mund të bëhet përmes shënjestrimit dhe linçimit të individëve. Ajo ka paralajmëruar se përdorimi i këtyre emërtimeve në protesta, emisione televizive dhe postime publike rrezikon të nxisë frikë dhe përçarje në shoqëri. Haxhiu ka theksuar se përgjegjësia për dëshmi apo veprime të caktuara është individuale dhe se nuk mund të paraqitet një popull i tërë si burim i “spiunimit”. Në të njëjtën kohë, ajo u ka bërë thirrje të gjithë atyre që...