Protesta kundër Ramës, gazeta gjermane: Revolucioni i Flamingove nuk është shndërruar në revoltë popullore

Protesta kundër Ramës, gazeta gjermane: Revolucioni i Flamingove nuk është shndërruar në revoltë popullore

Gazeta gjermane analizon protestën kundër qeverisë Rama dhe vëren se, me gjithë këmbënguljen, ajo nuk ka arritur të marrë përmasat e një revolte popullore. Kryeministri e sheh situatën si një “provë besimi” dhe argumenton se pakënaqësia është edhe pasojë e pritshmërive më të larta në një shoqëri që ka ndryshuar. Nga Matthias Rüb, Frankfurter Allgemeine Zeitung Prej më shumë se njëqind ditësh ata mblidhen çdo mbrëmje. Rreth orës 19:00 njerëzit grumbullohen në zemër të Tiranës dhe ecin përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Afërsisht në gjysmën e rrugës ndodhet zyra e kryeministrit, dorëheqjen e të cilit kërkojnë. Pikërisht aty protesta bëhet më e zhurmshme. Hera herës, para godinës ka përplasje me efektivët e policisë dhe arrestime, por shumicën e kohës situata mbetet paqësore. Kështu ndodh mbrëmje pas...