No Image Available

Protesta / Arrestohet i dyshuari edhe për vjedhje dhe e dënuara për shfrytëzim prostitucioni EMRAT

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pas protestës së zhvilluar më 27 tetor para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë. Të arrestuarit dyshohet se kundërshtuan punonjësit e policisë, sulmuan me sende të forta institucionin dhe dogjën kazanë mbeturinash, duke dëmtuar pronën publike dhe bllokuar qarkullimin në Rrugën e Durrësit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, në pranga kanë rënë 49-vjeçare Vera Camaj dhe 27-vjeçari Besmir Pula. Arrestimet u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3. Vera Cama, është mbesa e shkrimtarit Martin Camajt, e dënuar më herët për shfrytëzim prostitucioni.Nga verifikimet e kryera nga Policia, 27-vjeçari i arrestuar është autor i një vjedhjeje të kryer më 23 tetor 2026, në rrugën “Abdi Toptani”, në Tiranë. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet...