“Prokuroria nuk është e qartë”, Avokatja: ZVP nuk ka provë për ndërhyrjen e Thaçit
Avokatja mbrojtëse e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kritikoi Prokurorinë e Specializuar lidhur me argumentet e paraqitura para trupit gjykues. Sipas saj, Prokuroria nuk ka prova që dëshmojnë ndërhyrje apo ndonjë akt pengimi, për të cilat Thaçi dhe të tjerët akuzohen. “Të nderuar gjykatës, ZPS-ja asnjëherë nuk ka qenë e qartë për format e përgjegjësisë penale për të cilat pretendon. Ka pasur disa hollësi të kufizuara, qoftë në dosjen paraprake, qoftë në atë përfundimtare. Madje, as sot në mëngjes nuk e diskutuan fare. Sa i takon ndërhyrjes, nuk kanë asnjë provë. Nuk ka pasur asnjë akt pengimi. ZPS-ja u detyrua pastaj të gjente disa mospërputhje sa i takon formave të përgjegjësisë penale, por nuk u thellua asnjëherë të shikonte se çfarë interpretimi është dhënë në...
Burimi:
javanews.al