PROFILI/ Kush është drejtoresha e re e SHISH! Esmeralda Hasani, nga drejtësia dhe administrata në krye të spiunazhit shqiptar!

PROFILI/ Kush është drejtoresha e re e SHISH! Esmeralda Hasani, nga drejtësia dhe administrata në krye të spiunazhit shqiptar!

Esmeralda Hasani është emri që do të marrë drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit, pas dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit Edi Rama. Ajo zë vendin e Vlora Hysenit, e cila u pezullua nga detyra në kuadër të hetimeve të SPAK-ut. Profili profesional i Hasanit lidhet kryesisht me drejtësinë, arsimin universitar, menaxhimin e projekteve dhe administratën publike. Përvoja e saj e dokumentuar publikisht është ndërtuar më shumë në këto fusha sesa në strukturat e inteligjencës dhe sigurisë. Hasani ka studiuar drejtësi në Itali, në Universitetin e Milanos-Bicocca, ku profili i saj akademik lidhet me të drejtën ndërkombëtare. Ajo ka kryer gjithashtu studime në planifikimin dhe menaxhimin e projekteve europiane në Europa Cube Innovation Business School, në Bruksel. Në karrierën akademike është angazhuar...