Proença i hap derën Ronaldos, presidenti i Federatës portugeze: E presim në nëntor në kombëtare
Vetëm përpara pak orësh u mësua se Federata Portugeze e Futbollit e pezulloi përkohësisht Cristiano Ronaldon nga kombëtarja dhe hapi një procedim disiplinor për yllin e futbollit botëror se u largua nga grumbullimi i skuadrës gjatë ndeshjeve të Nations League. Por mesa duket kjo çështje do të mbyllet shumë shpejt dhe ai që e deklaron këtë është vetë presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença. ‘Federata, trajneri, të gjithë shokët e skuadrës janë në një linjë; duam që Cristiano të kthehet. Unë e pres që të bashkohet me kombëtaren në ndeshjet e nëntorit-tha Pedro Proença-edhe Cristiano Ronaldo dëshiron të kthehet. Është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave’. Prej ditësh Portugalia po zjen nga përplasjet mes Cristiano Ronaldos dhe trajnerit Jorge Jesus. Gjithçka...
Burimi:
javanews.al