Prishtina në flakë dhe kaos, përplasje të forta në shesh! Shoqërohen tre persona, lëndohen 11 të tjerë! Reagon dhe Policia e Kosovës

Prishtina në flakë dhe kaos, përplasje të forta në shesh! Shoqërohen tre persona, lëndohen 11 të tjerë! Reagon dhe Policia e Kosovës

Përplasjet mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve kanë vijuar gjatë protestës së zhvilluar në Prishtinë dje (5 tetor). Në një tjetër përplasje mes palëve është përdorur gaz lotsjellës dhe sprej djegës, ndërsa situata është tensionuar në zonën ku po zhvillohet protesta. Policia ka shoqëruar tre persona, ndërsa bëhet me dije se 11 kanë ngelur të lënduar. Protestuesit gjithashtu kanë bërë thirrje që të shpërndahen dhe të mblidhen sërish të nesërmen në orën 09:00. Ndërkohë policia ka dalë me komunikatë zyrtare ku shkruan: KOMUNIKATË PËR MEDIA: “Prishtinë, më 05 tetor 2026. Referuar situatës dhe zhvillimeve të ndodhura në orët e mbrëmjes pranë institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, ku disa protestues në vazhdimësi kanë hedhur mjete piroteknike, fishekzjarre e mjete të forta, ndaj objektit të Qeverisë...