Presidenti Begaj i jep OK “Bordit të Paqes”, dekreton ligjin për pjesëmarrjen ushtarake të Shqipërisë në Gaza!

Presidenti Begaj i jep OK “Bordit të Paqes”, dekreton ligjin për pjesëmarrjen ushtarake të Shqipërisë në Gaza!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin nr. 98/2026 për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit në Gaza, pas miratimit të nismës nga Kuvendi me propozim të Këshillit të Ministrave. “Në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës, dekretoj shpalljen e ligjit nr. 98/2026, ‘Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit në Gaza’,”, thuhet në dekretin e Presidentit të Republikës. Numri i trupave dhe detyrat kryesore të misionit Sipas përmbajtjes së ligjit, kontingjenti shqiptar do të ketë një kufi të caktuar personeli dhe do të ngarkohet me detyra strategjike në mbështetje të paqes, sigurisë dhe operacioneve humanitare në...