Portugalia i lutet Kristiano Ronaldos që mos ta mbyll me Kombëtaren, vendoset një takim me yllin e tyre

Portugalia i lutet Kristiano Ronaldos që mos ta mbyll me Kombëtaren, vendoset një takim me yllin e tyre

Federata Portugeze e Futbollit po punon për të rikthyer qetësinë dhe për të rregulluar marrëdhëniet me Cristiano Ronaldon, pas largimit dramatik të yllit portugez nga grumbullimi i kombëtares. Sipas asaj që raporton MARCA, palët pritet të zhvillojnë një takim javën e ardhshme, me miratimin e Ronaldos. Qëllimi është të gjendet një zgjidhje dhe të rikthehet harmonia mes të gjitha palëve, përfshirë edhe trajnerin Jorge Jesus. Federata Portugeze nuk dëshiron që karriera ndërkombëtare e Ronaldos të përfundojë në këtë mënyrë. Përfaqësuesit e saj besojnë se kapiteni dhe një prej figurave më të rëndësishme në historinë e futbollit portugez meriton një lamtumirë që i përshtatet madhështisë së karrierës së tij. Tensionet e fundit kanë krijuar pasiguri rreth të ardhmes së Ronaldos me Portugalinë, por federata shpreson që...