No Image Available

POLITIKA SHQIPTARE SI NDESHJE PA ARBITER

Ilir Alimehmeti, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, deklaroi se “një Kod Zgjedhor që përfaqëson siç duhet votën e qytetarit” është i domosdoshëm për një të ardhme më të mirë të Shqipërisë. E ardhmja e vendit nis me një Kod Zgjedhor që përfaqëson siç duhet votën e qytetarit. Në një vend demokratik do të ketë gjithmonë një pozitë dhe një opozitë, por pozita do të jetë e detyruar të pyesë publikun se çfarë ka nevojë dhe do i përgjigjet publikut. Kjo pozita që kemi neve të pyet, por voton të kundërtën e asaj që thotë publiku, pasi nuk i intereson vota sepse e ka të marrë në tavolinë. Ne luajmë “votimesh”. Duhet ndërruar rregulli i lojës”, tha Alimehmeti Sipas tij, duhet “garantuar një fushë loje...