No Image Available

Policia vijon arrestimet pas përplasjeve në protestë, ‘nuk kursen’ as të miturit

Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona, mes tyre dy të mitur, ndërsa shtatë të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, në kuadër të hetimeve për aktet e dhunës gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet. Sipas njoftimit zyrtar, hetimet lidhen me veprimet e kundërligjshme të konstatuara gjatë tubimit, ndërsa policia ka vijuar punën për identifikimin e personave të dyshuar për përfshirje në incidente. Në një tjetër veprim hetimor, është ndaluar një 33-vjeçar, i dyshuar për dëmtimin me sende të forta të ambienteve të Komisariatit të Policisë nr. 3, gjatë protestave të zhvilluara tri ditë më parë. Sipas policisë, gjatë sulmit ndaj godinës janë përdorur gurë, lëndë piroteknike dhe bomba molotov, duke shkaktuar zjarr dhe dëmtime materiale. Si pasojë, janë dëmtuar edhe 10 punonjës...