Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Më pak kohë në trafik, lëvizje më e lehtë drejt punës dhe shkollës dhe më shumë siguri në rrugë. Ky ishte mesazhi i Ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo, gjatë inspektimit në zonën e “21 Dhjetorit”, ku Policia Rrugore ka shtuar praninë dhe masat për menaxhimin e qarkullimit. Në kushtet e vështirësive të shtuara nga dëmtimi i semaforëve, sinjalistikës dhe infrastrukturës urbane gjatë javëve të fundit, ministri kërkoi që angazhimi i strukturave të përqendrohet te nevojat e përditshme të qytetarëve: të lëvizin të sigurt dhe të mos humbasin kohë të panevojshme në trafik. “Ne kemi qenë dëshmitarë të asaj çfarë ka ndodhur në Tiranë gjatë javëve të fundit, dhe patjetër që dëmtimi i infrastrukturës, sinjalistikës në tërësi, i infrastrukturës urbane ka sjellë vështirësi në...