Policia nuk i lejon të kalojnë, Këlliçi dhe Blushi përplasen me efektivët te Kryeministria dhe i fyejnë: Hiqe dorën, plehrë…!

Policia nuk i lejon të kalojnë, Këlliçi dhe Blushi përplasen me efektivët te Kryeministria dhe i fyejnë: Hiqe dorën, plehrë…!

Rreth orës 12-30 ka nisur marshimi i deputetëve demokratë nga selia e PD-së në bulevardin dëshmorët e kombit në mbështetje të studentëve protestues të cilët prej 19 ditësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Që në nisje të marshimit ka pasur një përplasje mes policisë dhe deputetëve Belind Këlliçi dhe Tedi Blushi. Policia i thotë të bëjnë pas pasi kanë një urdhër, ndërsa deputetët nuk pranojnë dhe kërkojnë të shohin urdhrin. Debati: Belind Këlliçi: Hiqe dorën! Plehrë! Policia: Prit pak! Belind Këlliçi: Për çfarë i pengon njerëzit? Ça problemi ka, pse pengohen njerëzit? Policia: Është perimetri i sigurisë. Qytetari: Nga kush siguroheni? Nga kush keni frikë? Belind Këlliçi: Dua të kaloj bashkë me zotërinë që është në biçikletë, në rrugë të vet.