“Po s’u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme”- Spaho: E destinuar të dështojë, po vuan atë që ka gatuar vetë! Po ndjen riskun e humbjes së…

“Po s’u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme”- Spaho: E destinuar të dështojë, po vuan atë që ka gatuar vetë! Po ndjen riskun e humbjes së…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht ish-nënkryetar i Parlamentit, Edmond Spaho, e sheh të ardhmen e PD-së të lidhur ngushtë me largimin e Sali Berishës nga drejtimi i saj. I ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, Spaho tha se demokratët po vuajnë pasojat e gabimeve politike të 13 viteve të fundit dhe se partia nuk mund të ringrihet pa ndryshime të thella. “Po nuk u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme. Ky është një proces organik që kërkon ndryshime të thella. Nuk shoh të ketë asnjë vullnet, ndaj PD është e destinuar të dështojë”, tha Spaho. Sipas tij, PD ka dështuar të jetë një forcë e vërtetë opozitare që mund të rrëzonte Edi Ramën, ndërsa renditi si gabime të rënda...