Plani i ri i Zgjerimit të BE, reagon Kryeministria: Shqipëria konsolidon pozicionin mes vendeve udhëheqëse! Konfirmon reformat, ja 3 elementët

Plani i ri i Zgjerimit të BE, reagon Kryeministria: Shqipëria konsolidon pozicionin mes vendeve udhëheqëse! Konfirmon reformat, ja 3 elementët

Komisioni Europian ka zyrtarizuar sot “Rishikimet e Politikave përpara Zgjerimit”, duke përcaktuar kuadrin e reformave të brendshme institucionale, të qeverisjes dhe të mekanizmave mbrojtës që do të shoqërojnë valën e ardhshme të zgjerimit të Bashkimit Europian. Kryeministria ka reaguar për këtë zhvillim të rëndësishëm për Shqipërinë duke sqaruar dhe argumentuar se: “Ky dokument strategjik vjen pas vizitës së fundit të Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Tiranë dhe konsolidon pozicionin e Shqipërisë si një ndër vendet udhëheqëse në procesin e zgjerimit. Dokumenti konfirmon se reformat e brendshme të BE-së dhe përparimi i vendeve kandidate do të ecin paralelisht, duke parashikuar përfshirjen e një udhërrëfyesi specifik për anëtarësimin e Shqipërisë në Paketën e Zgjerimit të vitit 2026. Rishikimi gjithëpërfshirës thekson se politikat ekzistuese...