Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar nga Kosova në Tiranë, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar nga Kosova në Tiranë, detajet e para

Një 33-vjeçar nga Kosova dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë pas një konflikti në Tiranë. Ngjarja është raportuar rreth orës 14:35 të kësaj të premteje, më 25 shtator 2026, ndërsa i plagosuri, shtetasi kosovar me inicialet Gj. K., është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake të policisë, konflikti ka ndodhur në rrugën “Egnatia” dhe dyshohet se ka nisur për motive të dobëta. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. NJOFTIMI I POLICISËTiranë/Informacion paraprakMë datë 25.09.2026, rreth orës 14:35, në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi kosovar Gj. K., rreth 33 vjeç, dyshohet i plagosur...