Plaçkitën dy biznese në Korçë, kamerat tradhtojnë “skifterët”! Arrestohet 18-vjeçari, shpallet në kërkim shoku i tij

Plaçkitën dy biznese në Korçë, kamerat tradhtojnë “skifterët”! Arrestohet 18-vjeçari, shpallet në kërkim shoku i tij

Dy plaçkitje biznesesh janë zbardhur pas një hetimi njëjavor fal pamjeve të kamerave të sigurisë, kurse në pranga ra një adoleshent dhe në kërkim u shpall shoku i tij. Policia e Korçës ka finalizuar sot (9 shtator) një operacion për kapjen e një 18-vjeçari me iniciale A.H., i cili, së bashku me një bashkëmoshatar të identifikuar si E.Ll., kanë vjedhur një market në lagjen 16 të Korçës, ngjarje e ndodhur një muaj më parë. Dy të rinjtë dyshohet se kanë vjedhur edhe një bar-kafe në lagjen 9 të qytetit të Korçës disa javë më parë. Pas ekspertimit të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë dhe veprimeve të tjera hetimore, është bërë i mundur dokumentimi i dy vjedhjeve në Korçë. Të rinjtë kanë vjedhur tek dy...