Peshëngritësi Briken Calja shkëqen në Taranto, rekord mesdhetar dhe medalje të artë për Shqipërinë…

Peshëngritësi Briken Calja shkëqen në Taranto, rekord mesdhetar dhe medalje të artë për Shqipërinë…

Briken Calja ka fituar medalje ari në stilin e shkëputjes, duke ngritur 154 kilogramë, që është edhe një rekord në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.Peshëngritësi shqiptar ka garuar sot në kategorinë deri 75 kilogramë. Në stilin e shkëputjes ai ngriti 147 kilogramë në provën e parë. Në provën e dytë, Calja ngriti 152 kilogramë dhe në të tretën 154 kilogramë. Tre prova të kaluara me sukses dhe rekord nga ai për Lojërat Mesdhetare.Shqipëria kishte marrë tri medalje më parë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, të gjitha në mundje. Medalje ari ka fituar Islam Dudajev, medalje argjendi Zelimkhan Abakarov dhe medalje bronzi Ardit Zeneli.Post navigation