Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

Situata para objekteve të institucioneve qendrore në Prishtinë është përshkallëzuar mbrëmjen e sotme pasi Policia e Kosovës u detyrua të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që kishin bllokuar hyrjet e Kuvendit të Kosovës. Tensionet u rritën kur një grup protestuesish rrethuan hyrjet kryesore të ndërtesës së Kuvendit me qëllim që të parandalonin daljen e deputetëve nga objekti. Përveç bllokadës, në drejtim të ndërtesës së Qeverisë u hodhën edhe fishekzjarrë dhe mjete të tjera piroteknike. Për t’i bërë ballë situatës dhe për të garantuar sigurinë e zyrtarëve, Policia e Kosovës ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës. Paralelisht, autoritetet e sigurisë vendosën pjesëtarë të Njësisë Speciale në pjesën e përparme të objektit të Qeverisë, duke ngritur nivelin e sigurisë në perimetrin e institucioneve. Si pasojë e...