Përplasje SHBA-BE për Specialen/ Grenell i përgjigjet ashpër Marta Kos

Përplasje SHBA-BE për Specialen/ Grenell i përgjigjet ashpër Marta Kos

Përplasja për qëndrimet ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë është zhvendosur edhe në deklaratat publike të përfaqësuesve amerikanë dhe evropianë. Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, kishte kërkuar respektimin e vendimit të gjykatës, duke theksuar se Dhomat e Specializuara janë një organ gjyqësor i pavarur dhe se personat e dënuar kanë të drejtë të apelojnë. Ajo e lidhi procesin me përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre, duke bërë thirrje gjithashtu për pajtim në rajon. Qëndrimit të saj i është përgjigjur Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione të posaçme. Në një postim në platformën X, Grenell kundërshtoi deklaratën e Kos dhe kritikoi ashpër funksionimin e Gjykatës Speciale. “Jo. Të mbash dikë në burg...