Përplasje Lapaj-Shabani për videon me Ballën: “Ishte pjesë e punës sime”

Përplasje Lapaj-Shabani për videon me Ballën: “Ishte pjesë e punës sime”

Dy ish-aleatët e vjetër, kryetari i ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj dhe Avokati i Popullit Endri Shabani, janë përfshirë sërish në replika në distancë. Lapaj përmes video-mesazheve të shpërndara në rrjetet sociale e akuzon Shabanin si tradhtar, që sipas tij bëri pazare politike dhe arriti të bëhej Avokat Populli, në kurriz të qytetarëve që votuan kundër Edi Ramës. Në njërën prej videove, Lapaj ka shpërndarë pamje nga një moment kur Shabani takohet me kreun e Grupit të PS, Taulant Balla dhe ministrin Andis Salla, ç’ka sipas tij flet qartë për pazaret që ka bërë Avokati i Popullit, në kurriz të votuesve të koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’.