Përfshirja në protesta, ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online!
Në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, ministri i Brendshëm Ervin Demo theksoi se mbrojtja e fëmijëve duhet të mbetet prioritet absolut për institucionet, duke njoftuar njëkohësisht ngritjen e platformës “Help for You”, e cila synon të ndihmojë të miturit që përballen me abuzime në internet. Gjatë fjalës së tij, Demo tha se ngjarjet e fundit kanë treguar nevojën për angazhim më të madh institucional në mbrojtje të fëmijëve, duke nënvizuar se ata nuk duhet të përfshihen në situata dhune apo përplasjeje. “Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës dhe kaosit. Mbrojtja dhe siguria e tyre janë një përgjegjësi absolute dhe e panegociueshme për të gjithë. Çdo veprim institucional duhet të udhëhiqet nga interesi më i lartë i fëmijës dhe...
Burimi:
javanews.al