Peligra rikthen ‘Katanian’ e qytetit, klubi fiton ankandin për…logon e vjetër

Peligra rikthen ‘Katanian’ e qytetit, klubi fiton ankandin për…logon e vjetër

Historia e brezave, krenaria e një qyteti, pasioni që zgjat në kohë. Katania FC rikthen identitetin e një qyteti. Catania FC njofton se ka fituar ankandin për të blerë logon historike të Calcio Catania. Klubi kuqeblu pagoi 250,000 euro për të restauruar emblemën legjendare të ekipit të vjetër. Calcio Catania falimentoi dhe u zhduk në vitin 2021, duke nxitur themelimin e Catania FC aktuale në vitin 2022 nga Rozario Peligra i cili e filloi aventurën sportive me skuadrën e re në Serie D dhe tani luan në Serie C./Sportim.al/ Post navigation