No Image Available

PD hap garën për bashkitë, Berisha kërkon kandidatë edhe mes studentëve në protestë

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për mbledhjen e propozimeve për kandidatët që do të garojnë për kryetarë bashkish në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Udhëzimi, i firmosur më 10 nëntor nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, përcakton kriteret dhe afatet për përzgjedhjen e emrave. Sipas dokumentit, degët e Partisë Demokratike duhet të përfundojnë mbledhjen e propozimeve deri më 30 nëntor 2026. Procesi synon të përfshijë jo vetëm strukturat dhe anëtarësinë e partisë, por edhe përfaqësues të shoqërisë civile, botës akademike, studentë, pedagogë, profesionistë të lirë, sipërmarrës, të përndjekur politikë dhe pronarë. Një vëmendje e veçantë parashikohet për 15 bashkitë që preken nga reforma territoriale. Në këto zona do të zhvillohen konsultime të posaçme me banorët e njësive...