Pasqyra ku nuk shihet asgjë

Pasqyra ku nuk shihet asgjë

Pasqyra ku nuk shihet asgjë Qeveria shqiptare ka ngritur një portal digjital për të provuar hapjen e saj radikale, por “Pasqyra e Flamingos” ofron vetëm një iluzion transparence Në mëngjesin e kaltër të bregdetit të Vlorës, Laguna e Vjosë-Nartës dhe gadishulli i Zvërnecit ngjajnë me një nga ato hapësira ku koha ka mbetur e pezullt. Këtu, mes pishave detare, ujërave të qeta ku strehohen pelikanët dalmatë e tufa flamingosh dhe heshtjes së Manastirit shekullor të Shën Mërisë, peizazhi ka ruajtur një egërsi thuajse të paprekur. Por kjo qetësi u thye përfundimisht kur zonën e vizitoi Ivanka Trump, e cila ndezi qirinj në manastir, fotografoi ligatinat dhe konsumoi darka zyrtare me Kryeministrin Edi Rama, dhe kur bashkëshorti i saj, Jared Kushner, e bëri këtë enklavë natyrore...