Pasi bëri thirrje 8 ditë rresht për protestë të dhunshme, Berisha ia faturon përgjegjësinë Ramës: Ka një plan për të destabilizuar vendin, që të fajësojë studentët!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u është drejtuar përsëri qytetarëve shqiptarëve që të dalin në mbështetje të studentëve dhe të rinjve, që kanë hyrë në ditën e 9-të të protestës së tyre. Me anë të një video mesazhi, lideri i opozitës shqiptare, Sali Berisha, akuzon Edi Ramën se është duke thurur një plan për të destabilizuar Shqipërinë dhe fajin të ua hedhë studentëve. “Edi Rama ka një plan tjetër diabolik, për të cilin paralajmëroj çdo qytetar shqiptar. Edi Rama ka një plan për të destabilizuar vendin, që të fajësojë studentët për këtë, vetëm e vetëm që të ruaj pushtetin e tij. Platforma e tij për destabilizim synon të bëj krime, vrasje dhe të fajësoj studentët për to, në mënyrë që shqiptarët t’i kthejë kundra...
Burimi:
javanews.al