Pas trazirave dhe protestave të dhunshme në Europë e Shqipëri, BE vë nën monitorim platformat digjitale!

Pas trazirave dhe protestave të dhunshme në Europë e Shqipëri, BE vë nën monitorim platformat digjitale!

Bashkimi Evropian ka nisur shqyrtimin e ndërhyrjeve të mundshme në internet dhe fushatave të dezinformimit nga vende jashtë bllokut, të cilat dyshohet se mund të kenë ndikuar në nxitjen e protestave të dhunshme në Francë dhe në vende të tjera anëtare. Sipas një raportimi të Financial Times, që citon zyrtarë të sigurisë, llogari të lidhura me rrjete pro-ruse dhe të ekstremit të djathtë kanë shpërndarë video me përmbajtje të dhunshme për të thelluar kaosin social, ndërsa mes vendeve të dyshuara për ndërhyrje përmenden edhe Irani e Algjeria. I gjithë procesi po fokusohet te niveli i bashkëpunimit dhe reagimit nga vetë rrjetet sociale. Një zyrtar i BE-së deklaroi për gazetën britanike se “ne duam të dimë se sa bashkëpunuese janë platformat”, duke nëvizuar se “është e...