Pas gati 10 vitesh, historia përsëritet për Berishën, kartoni i kuq i sotëm rikthen episodin e vitit 2016!
Ka momente që futbolli i harron shpejt, por statistikat i ruajnë në arkiv. Dhe kartoni i kuq i marrë sot nga portieri i Shqipërisë rikthen një episod që dukej se i përkiste një tjetër epoke të Kombëtares. Për të gjetur herën e fundit kur një portier i Shqipërisë ishte përjashtuar me karton të kuq, duhet të kthehemi pas në 12 nëntor 2016, në ndeshjen Shqipëri-Izrael në Elbasan, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018. Në atë sfidë, që përfundoi 0-3, Etrit Berisha u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 55-të. Portieri shqiptar u pezullua më pas për dy ndeshje, duke munguar edhe në përballjen e radhës me Italinë. Që nga ajo mbrëmje deri më sot kanë kaluar 9 vite, 10 muaj e 21 ditë....
Burimi:
javanews.al