Partizani-Skënderbeu spostohet për të shtunën, axhenda e javës së tetë në dy ditë
Abissnet Superiore do të rikthehet me javën e tetë të këtij edicioni të 88-të të futbollit shqiptar të shtunën me 4 takime në dy fasho oraresh. Kjo pasi Departamenti i Garave në FSHF ka spostuar përballjen Partizani- Skënderbeu e cila ishte planifikuar për të premten. Edhe këtë herë të kuqtë do të jenë pritës në Vorë dhe së bashku me Laçi- Vora zhvillohen në orën 13:30. Ndërkaq në orën 18:30 janë në axhendë dy takimet e tjera të së shtunës; Teuta- AF Elbasani dhe Vllaznia- Tirana. E diela mbyll javën me supersfidën Dinamo Siti- Egantia e vendosur për t’u luajtur në 18:30 në Elbasan. Pas 7 javëve kryeson Teuta me19 pikë. Mbyll Partizani me 4 pikë. E shtunë: Partizani- Skënderbeu 13:30 (në Vorë) Laçi- Vora...
Burimi:
sportiim.al