Partizani nuk sheh “dritë” me Karoglan, Karrica shpik golat e Vorës
Abissnet Superiore, java e 7: Vora- Partizani 4-1 (Karrica 17′, 50′ (p), 90+2′, Klement 73’/ Hjumen 62′(p) Nuk ka ndryshim në rezultat. Partizani në premierën e trajnerit të ri Mislav Karoglan nuk bën përpara duke humbur thellë në Vorë me vendasit e teknikut Arjan Bellai me shifrat 4-1. Kjo ndeshje e parafundit e javës së 7-të, nisi me kontrolin territorial të të kuqëve duke dhënë idenë se Partizani i sotëm do të ishte më luftarak dhe me rendimant pozitiv. Me alarmin për pikë, skuadra e Karoglan pas atij fillimi premtues e pëson në momentin e parë që gaboi në mesfushë. Bernard Karrica përfiton dhe nga afro 45 metra duke parë dhe portierin Qirko të dalë, godet duke realizuar një supergol. E dyta nisi sërish me...
Burimi:
sportiim.al