Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme, reshje shiu në zonat malore!
Ditën e sotme (16 shtator) pritet që vendi ynë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e lokalisht të dendura përgjatë relieveve kodrinore malore të territorit prej orëve të mesditës e pasdite. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore kryesisht në jug kryesisht gjatë orëve të mesditës e pasdites. Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s. Valëzim në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Burimi:
javanews.al