Paralajmërimi për WhatsApp-in, ja si të mbroni llogarinë tuaj nga hakerimi
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar pas raportimeve në rajon për raste të komprometimit të llogarive WhatsApp. Sipas autoritetit, në disa raste përdoruesit kanë humbur aksesin në llogaritë e tyre, ndërsa mënyra se si janë komprometuar ato po analizohet nga autoritetet përkatëse. AKSK rekomandon aktivizimin e verifikimit me dy hapa në WhatsApp dhe thekson se kodet e verifikimit, fjalëkalimet dhe të dhënat e llogarisë nuk duhet t’i ndahen askujt. Qytetarët këshillohen gjithashtu të kontrollojnë rregullisht seksionin “Linked Devices” dhe të shkëputin çdo pajisje të panjohur. Po ashtu, duhet shmangur klikimi mbi lidhje të dyshimta që mbërrijnë përmes SMS, WhatsApp-it apo email-it. Një tjetër paralajmërim lidhet me kodet e regjistrimit. Nëse përdoruesi merr një kod ose njoftim për...
Burimi:
argjiroja.net