Paradoksi: Haga i dha 25 vite burgim Thaçit, ndërsa Millosheviçi e kishte dënuar 10 vite!
Gati tri dekada para dënimit me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë, Hashim Thaçi ishte dënuar në mungesë edhe nga sistemi gjyqësor i Serbisë. Në korrik të vitit 1997, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, e cila në atë kohë funksiononte nën autoritetin e Beogradit, kishte shpallur dënimin me 10 vjet burg për Thaçin. Autoritetet serbe e akuzonin për veprimtari që i cilësonin terroriste dhe për sulme kundër policisë e ushtrisë serbe. Procesi ishte zhvilluar në mungesë të tij, në një periudhë kur Serbia i ndiqte dhe i dënonte veprimtarët shqiptarë që angazhoheshin për çlirimin e Kosovës. Thaçi, i njohur gjatë luftës me nofkën “Gjarpri”, vepronte ilegalisht dhe lëvizte ndërmjet Kosovës e vendeve të tjera, duke iu shmangur arrestimit nga forcat serbe. Vendimi...
Burimi:
javanews.al