Paqja e papritur polici-protestues/ Çfarë u ra dakord dhe çfarë do të ndodhë nesër?
Pas katër ditësh protestash, përplasjesh me policinë, gazit lotsjellës, dhunës dhe shkatërrimeve, mbrëmja e sotme në Tiranë u mbyll ndryshe. Përpara Kryeministrisë pati një dialog mes protestuesve dhe forcave të policisë. Të rinjtë iu afruan efektivëve, u dhanë dorën, i përqafuan dhe u ofruan ujë. Për herë të parë pas katër ditësh tensioni, palët dukeshin të gatshme të flisnin në vend që të përplaseshin. Askush nuk mund të thotë me siguri se kush e nisi këtë dialog, kush përfaqësonte protestuesit dhe nëse u arrit ndonjë marrëveshje. Aq më tepër që gjithçka ndodhi pak pas mesazhit të Ambasadës Amerikane, e cila dënoi dhunën dhe kërkoi protesta paqësore. Rastësi apo jo, atmosfera ndryshoi. Megjithëse protestuesit e mbetur përpara Kryeministrisë ishin të paktë në numër, përballja e mbrëmjes...
Burimi:
argjiroja.net