Kishte kthyer hotelin në bazë droge të cilën e shiste në qytet, arrestohet shqiptari në Itali! Si policia ra në gjurmët e 50-vjeçarit

Kishte kthyer hotelin në bazë droge të cilën e shiste në qytet, arrestohet shqiptari në Itali! Si policia ra në gjurmët e 50-vjeçarit

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, teksa ishte bërë pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës në zonën e Fermos.

Sipas mediave fqinje, shqiptarit i janë sekuestruar një sasi e vogël droge, dhe 1 mijë euro cash gjatë kontrollit fizik, peshore dhe sende të tjera materiale.
Aksioni u krye në zonën e Porto Sant’Elpidio, kur efektivët pikasën një çift që bënte sjellje të çuditshme dhe të dyshimta, duke i mbajtur nën vëzhgim. Të dyshuarit hidhnin vështrime të shpeshta në drejtime të ndryshme, në dukje për të kontrolluar për ndonjë patrullë policie.
Një makinë me targa shqiptare është afruar pranë gruas, teksa kjo e fundit ka shkëmbyer diçka me shoferin.
Policia ndaloi çiftin, ku gruaja e dyshuar është një 40-vjeçare, që pranoi se sapo kishte blerë 5 gramë kokainë, duke treguar një paketë me substancën dhe duke deklaruar se kishte paguar 250 euro për dozën (50 euro grami).
Ndërkohë, një patrullë ndaloi makinën me shoferin, i cili pranoi menjëherë se kishte shitur drogën. Burri ka dorëzuar 250 euro, shuma që i përgjigjet pagesës së bërë nga gruaja.
Gjatë kontrollit, efektivët gjetën tre pako me kokainë të fshehura brenda një këpuce dhe nën sediljen e shoferit, si dhe kartëmonedha, në total 1000 euro. Shqiptari deklaroi se nuk ishte banor i zonës, por se qëndronte në një motel “B&B” (Bed and Breakfast) në Porto Sant’Elpidio.
Oficerët, duke mos përjashtuar se mund të kishte edhe drogë të tjera të fshehura, vendosën të kontrollonin edhe dhomën e tij. Këtu u gjetën pesë pako të tjera që përmbanin kokainë, si dhe një peshore precize e mjete për paketimin e dozave.
Gruaja u denoncua në Prefekturën e Fermos si përdoruese droge, ndërsa shqiptari u izolua në qelitë e Komisariatit të Fermos, ku gjyqtari dha edhe masën e arrestit me burg.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi